Bekë Berisha: 600 policë të angazhuar për të ruajtur aktivistët e LVV-së, teksa ata incizojnë spot elektoral në Ujman

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha thotë se liqeni i Ujmanit po vizitohet nga aktivistë të Vetëvendosjes, e ndërkohë po ruhen nga Policia e Kosovës, me orar të zgjatur e temperatura të larta.

Berisha ka thënë se 600 policë po qëndrojnë temperatura 40 gradë “që të sigurojnë ‘aktorët’ aktivistët e VV së gjatë incizimit të spotit elektoral!”, shkroi ai në Facebook.

Deputeti i ka kërkuar Kurtit që t’i kthejë policët me orare normale, sepse me këtë gjest thotë se po i demotivon policitë.

“Manifestimi i “sovranitetit “ Kryeministër kthej policët në orar normal . Ky gjest ka demotivuar Policinë!

Sovraniteti mbrohet me miq nga qeveria e Kosoves !”, tha ai.

Lexo edhe:  Tragjike për familjen Vrankaj: Kjo është 19-vjeçarja që vdiq pasi u dërgua në gjendje të rëndë në spital