Çfarë po ndodh me llogarinë e Faton Hajrizit në Tiktok?

Zgjidh gjuhën

Çfarë po ndodhë me llogarinë e Faton Hajrizit në Tiktok?

Faton Hajrizi tashmë i dyshuar edhe për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Llozincë Serbi, së fundmi duket që nuk është aktiv më as në rrjetin e tij social “Tiktok”.
Llogaria në fjalë është po e njëjta në të cilën ai kishte qasje që nga koha kur u arratis nga burgu i Smrekonicës deri më sot.

Ajo çfarë po ngjallë dyshime është kthimi i llogarisë në private dhe ndërrimi i emrit të saj.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse ai e ka mbyllur tërësisht atë apo vetëm ndryshuar për çështje të sigurisë.

Në foton më poshtë mund të shihet llogaria para ndryshimeve të lartpërmendura.

 

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, vetura me targa serbe përplaset me trafik ndarësen, lëndohen 5 anëtarët e një familje