Faton Hajrizi dyshohet se e kreu vrasjen me armën zyrtare të policit serb

Mbrëmë pas mesnatës, një polic raportohet të jetë vrarë dhe një tjetër është plagosur në Loznicë të Serbisë.

I dyshuar për këtë rast tashmë është Faton Hajrizi, i cili është arratisur para rreth 2 javësh nga burgu i Smrekonicës.

Siç ka mësuar Klan Kosova, Hajrizi veprën penale dyshohet se e ka kryer me armën zyrtare të policit serb.

Rasti dyshohet se ka ndodhur derisa një patrullë policore e ka ndalur një veturë taksi tip Mercedes.

Kur policët i kanë kërkuar të dyshuarit që të identifikohet, aty ka filluar gjithçka.

I dyshuari ka dalë nga vetura, ka pasur një përleshje mes tij dhe policëve, me ç’rast Faton Hajrizi ka arritur t’ia marrë armën zyrtare policit me të cilën edhe dyshohet se e ka kryer veprën penale.

Fillimisht, i dyshuar për këtë vepër ishte Artan Hajrizi, vëllai i Fatonit. Mirëpo, më pas Artani u lajmërua direkt në telefon në Kosova Today në Klan Kosova, duke treguar se gjendet në Gjermani dhe se Fatoni ia ka vjedhur dokumentet e tij personale. /Klankosova.tv

Lexo edhe:  KFOR’i stacionohet afër objekteve të Komunave në Veri