A u lajmërua i arratisuri Faton Hajrizi live në emision, nuk shfaqet me video: S’ndodhem në Kosovë

Në një lidhje direkte në Debat Plus, pretendohet se është lajmëruar i arratisuri Faton Hajziri, i cili është nuk është shfaqur me video, por vetëm me audio.

Edhe pse akoma nuk është konfirmuar nëse personi që u deklarua si Faton Hajrizi, është vetë ai, i njëjti tha se e ka dëgjuar nënën e tij që i kërkoi të kthehet në burg, duke u shprehur se do të rikthehet vetëm nëse ka një garanci nga shteti për trajtimin e duhur.

Ai tha se “nuk ndodhem as në Kosovë, as në Ballkan, kam ik në Evropë.  As mos të më lypin, as mos të shkojnë te familja jem se s’jam anej”.

“Kush më garanton mua që nuk më malltretojnë që nuk më shtin nëpër qelija që më kanë ngre si qenin nëpër burgje, I vetmi burg që është sill mirë me mu është Dubrava. Unë du një garanci prej dikujt që nuk më malltretojnë qysh më kanë rreh e më kanë malltretu më kanë mbajt veq nëpër brek të letrës. Në Smrekonicë i kom pas malltretimet dhe provokimet më të mdhaja.Um kanë lidh për radiatorave dhe më kanë rreh”.

Tutje, ai insistoi duke thënë se nuk është kriminel.

“Që më kanë quajt kriminel, unë kriminel nuk jam dhe sjom kon kurrë kriminel i popullit tem, unë e kom vra rusin amo jo shqiptar. Për drenas veq ma kanë ngjit mu, krejt tjetër kush e ka bo atë punë, e din ata mirë, kush i ka bo ato sene”.

Lexo edhe:  Kaq mijë qytetarë shkuan në Shqipëri në orët e hershme të së shtunës