Lutfi Haziri i lumtur me dhëndrrin e ri: Po na rritet familja

Politikani i njohur, Lutfi Haziri së fundmi ka folur për gjithë karrierën e tij politike e po ashtu edhe për jetën private e lidhjen me fëmijët.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur sërish për lidhjen e vajzës së tij, Lotinës me reperin Mozzik.

Haziri fillimisht zbulon se vajza e tij e madhe, Kënga, do të martohet në muajin shtator.

“Kënga kur na ka njoftuar me Fabion, tani në shtator e kanë edhe martesën. Ka qenë ajo thyerja më e madhe, ti e kupton që po ndodh zgjerimi i familjes. E ke pritur shumë kohë të gjatë”, u shpreh ai në RTV Dukagjini.

Ai, shtoi: “Edhe vendimi i Lotinës tani me Mozzikun, njëjtë na ka bërë të lumtur. Po rritet familja, kjo është me rëndësi. Lumturia e tyre, për prind nuk ka sukses më të madh”.

Lotina dhe Mozzik po shijojnë prej muajsh romancën në publik.

Lexo edhe:  “A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura