Ngjarje e rëndë në Lozan të Zvicrës- Shemben skelet e një ndërtese, lëndohen disa persona dyshohet se disa prej tyre janë kosovarë

Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër.

Në një ndërtesë 19 katëshe në Lozan janë shembur skelet.

Një lexues i Insajderit ka thënë se disa persona janë të lënduar, përderisa ende nuk dihet nëse ka viktima.

Po ashtu ai tha se prej tyre ka edhe kosovarë.

Gazeta zvicerane “Blick” raporton se ka pasur probleme me ashensorin në këtë ndërtesë.

Ndërkohë ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:  I la çelësat në veturë, dikush ia vjedh Golf 2-shin para lokalit