Mot përvëlues: Ky është parashikimi i motit

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror.

Temperaturat pritet të luhaten nga 17 ajo minimale deri në 35 apo madje edhe deri në 36 gradë Celsius maksimalja. Vranësirat do të jenë të pakta dhe të karakterit lokal, kurse ndonjë rrebesh i shkurtër shiu mund të ndodhë në disa zona malore.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, LuGinë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe disa vise me zhvillime ët fuqishme konvektive. Shumë nxehtë në të gjitha viset tona, por pasdite në juglindje dhe diss vise në pjesët qendrore dhe lindore të Shqipërisë parashihet të ketë zhvillime të fuqishme konvektive, por rrebeshet e shiut do të jenë shumë të izoluara edhe pse mund të jenë të fuqishme. Rrebeshe të izoluara pasdite priten edhe në perëndim të Maqedonisë së Veriut.

Shumë nxehtë edhe ditëve të ardhshme dhe kryesisht me diell. zhvillimet konvektive nuk do të mungojnë por ato do të jenë vetëm në zona të izoluara. Gjatë fundjavës mund të kemi zhvillime paksa më të përhapura, por temperaturat mbesin shumë të larta./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe deri ditën e diel