Ujësjellësi shkyç konsumatorët me borxh 500 deri në 3 mijë euro, thotë se s’ka ujë për ata që nuk i kryejnë obligimet
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka shkyçur nga shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm në Prishtinë dhe rrethinë, konsumatorët me borxhe 500 deri 3 mijë.
“Shkyçen nga shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm në Prishtinë dhe rrethinë, konsumatorë me borxhe prej 500-3000 euro, amvisëri e biznese. S’ka ujë për ata konsumatorë që nuk i kryejnë obligimet e tyre për shërbime të ujit!”, thuhet në njoftimin për media.