E dhimbshme: Vdes mërgimtari 22-vjeçar në një aksident në Francë
Një 22 vjeçar nga fshati Krushë e Madhe e Rahovecit ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafikut në Francë.
Erjon Duraku, ishte duke u kthyer nga puna kur ndodhi aksidenti tragjik.
Njoftimi është dhënë në faqen e Facebookut të fshatit Krushë e Madhe.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM MORTOR,
Erjon Shefki Duraku ( nipi Dyrrë Duraku) i lindur daten e 4 dhjetorit kur Krusha, përkujton dëshmorët e rënë Pashtik.
Gjate kethimit nga puna humb jetën tragjikisht në një asksident në France ku edhe jetonte me familje.
Ashtu si shumë mërgimtarë edhe Erjoni , këto dite përgaditej te vinte në Kosovë.Por, Zoti dashti te kthehet në Atdhe ndryshe, ku trupi tij do varroset në tokën e Krushës dhe rreth varrimit do ju njoftojm ditët ne vazhdim.
Ngushllime ,Shefkiut e familjes Duraku.
Shpirti i tij u prehtë ne paqe
Krushë e Madhe 6.7.2024