Pamje nga përmbytjet në Beograd: Vërshimet bëjnë “ujëvarë” në kryeqytetin serb, veturat notojnë

Shiu që ka rënë në Beograd që nga mëngjesi i sotëm ka shkaktuar përmbytje në pjesën më të madhe të kryeqytetit serb, por skenat më tronditëse vijnë nga komuna përreth si Rakovica dhe Çukarica.

Në Rakovicë u krijua një ujëvarë nga vërshimet.

Në pamjet e publikuara nga Nova.rs shihen sasi të mëdha uji që derdhen nëpër rrugët e Beogradit.

Automjetet po lëvizin me vështirësi, ndërsa semaforët në pjesën e qytetit nuk funksionojnë.

Lexo edhe:  Policia në aksion – Kontrolle në 125 lokale, 21 ‘eskorta’ të arrestuara për prostitucion e 7 të dyshuara për ‘keqtrajtim apo braktisje të fëmijës’