Pejani ushtron dhunë ndaj kunatës së tij, ajo e denoncon në Polici

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Kështu ka ndodhur në një familje në Pejë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 23-vjeçarja ka denoncuar kunatin e saj në Polici, për të cilin thotë se e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplakë.

Si rezultat i denoncimit, 18-vjeçari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Prishtinasi nuk i bindet policit, madje e godet me veturë dhe e lëndon