Hajni i njohur në Prizren në pranga për vjedhje, ishte arrestuar edhe për grabitjen në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së

Policia në Prizren ka arrestuar një person si të dyshuar për grabitje, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se i arrestuari është: Menderes Kadri.

Ai dyshohet për grabitje të një çante në një dyqan në Prizren, brenda të cilës kishte dy telefona dhe para të gatshme.

Kadri është i njohur për organet e rendit, pasi në shkurt kishte kryer një vjedhje në shtëpinë e një zyrtari të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) në Prizren

Lexo edhe:  Gjetjet shokuese të ADN-së: 45% të serbëve të Kosovës, janë shqiptarë të sllavizuar