Vdes në QKUK personi që ishte vetaksidentuar në Rahovec

Ka vdekur në QKUK personi i cili më datën 12 të këtij muaji ishte vetaksidentuar në Rahovec.

Policia ka bërë të ditur se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion

“Rahovec / 12.06.2024-12:45. I dyshuari kosovar i cili me datën e cekur kishte shkaktuar vet-aksident duke drejtuar veturën ku për pasojë kishte pësuar lëndime  dhe ishte dërguar për trajtim në QKUK, me datë 27.06.2024 ka ndërruar jetë”.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Avokati i Radojçiqit flet broçkulla: S’ka prova kundër tij, veç video e shkrime të mediave