“Kom me t’mbytë ty edhe vëllain tënd”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim burri që kanosi gruan në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykimin dhe e ka dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim burrin që akuzohet se e ka kanosur bashkëshorten e tij se do ta vriste atë dhe vëllain e saj.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se A.Gj. akuzohet se më datën 26 maj 2024, rreth orës 18:30, seriozisht e kishte kanosur bashkëshorten e tij me të cilën është i martuar dhe kanë 3 fëmijë të përbashkët.

Kanosja potencohet të ketë ardhur pas problemeve të vazhdueshme në mes të çiftit.

“…ditën kritike, e dëmtuara kishte shkuar tek familja e prindërve të saj për qëndrim, me ç’rast i pandehuri shkon aty, ku me ta takuar të dëmtuarën i drejtohet me fjalët “ hajde se duhet mu marr vesh”, e dëmtuara refuzon duke i thënë se nuk kam çka merrna vesh me ty, me pas i pandehuri e kanosë me fjalët “se kam me të vra” dhe nga brezi nxjerr mjetin armën/shkrepës e duke e mbajtur në drejtimin e të dëmtuarës i drejtohet përsëri me fjalët kanosëse “ kom me të myt ty dhe vëllain tuaj”, për çka tek e njëjta shkakton frikë dhe panik.” – thuhet në vendimin e gjykatës, transmeton Sinjali.

Të akuzuarit i vazhdohet paraburgimi deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar

Lexo edhe:  Nëse e shihni këtë person, lajmërone menjëherë policinë, po kërkohet për dhunim në tentativë