Deputetët e Listës Serbe largohen nga seanca e Kuvendit

Deputetët e Listës Serbe ishin të pranishëm sot në Kuvendin e Kosovës.

Por, ata u larguan pak momente pasi nisi seanca plenare.

Veprimet e tilla të deputetëve të LS-së janë tashmë të njohura.

Ata zakonisht vijnë në seancë kur ka ndonjë temë që i prek interesat e tyre, ose kur përafrohet koha kur ata mund ta humbasin mandatin e tyre.

Dhe sipas ligji kur një deputet nuk merr pjesë rregullisht në seancë, ai e humbet mandatin e tij.

Sot, Kuvendi i Kosovës po e mban një seancë plenare ku po trajtohen 32 pika.

Lexo edhe:  Paraburgim ndaj të pandehurit në Gjakovë, dyshohet se dhunoi një fëmijë në Gjermani