Gjinovci: Hajredin Kuçi ishte “reaktor bërthamor”, Bislimi ka probleme kardinale me informimin
Duke e komentuar zëvendëskryeminsitrin e parë të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, aktivisti Rron Gjinovci ka bërë një krahasim të tij me ish-zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi, i cili ishte pjesë e qeverisë së Hashim Thaçit.
Përderisa e ka përshkruar si të dobët Bislimin, Gjinovci ka thënë se Kuçi ishte “reaktor bërthamor” i qeverisë Thaçi.
“Nëse i shohim detyrat që i ka, po mendoj Hajredin Kuçi është ekuivalent i tij në qeverinë Thaçi. Mbaj mend që ai ka qenë një reaktor bërthamor i qeverisë në media. 24 orë e ke pasë në media, në të gjitha televizionit, duke informu, duke u mundu me i shkatërru argumentet kundërshtare”, ka thënë Gjinovci në Pressing të T7.
Gjinovci ka thënë se Bislimi ka probleme të mëdha me komunikimin.
“Nëse kjo ish dashtë me qenë detyra e zëvendëskryeminsitrit, dhe besoj që ish dashtë, por ai ka probleme kardinale në raport me mediat”, ka dekalruar ai.
Sipas Gjinovcit, “mënyra qysh informohet publiku” nga ana e qeverisë, “është katastrofë”.
“Nuk ka informata”, ka thënë ai.