Hajnat ia mësyjnë edhe QKUK-së, vidhen 10 dyer te objekti i Pediatrisë së Vjetër

Foto ilustruese

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, banesa, institucione publike e private që po shkaktojnë ankth e pasiguri.

Një rast i tillë është raportuar së fundmi, por këtë herë ka ndodhur në QKUK.

Siç merr vesh Sinjali, hajnat ia kanë mësyrë edhe këtij institucioni dhe kanë arritur që të vjedhin 10 dyer te objekti i Pediatrisë së Vjetër.

Dëmi që dyshohet të jetë shkaktuar kap vlerën e rreth 8 mijë eurove dhe rasti është denoncuar nga menaxhmenti.

Burimet e njëjta thonë se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Lexo edhe:  E trishtë: Vdes nëna e dëshmorit Jah Hoti, jetoi mbi tri dekada me dhimbjen për vdekjen e djalit