Testi i Maturës edhe këtë vit nuk kalon pa parregullsi

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë ka bërë të ditur se ka përfunduar provimi i maturës. Edhe këtë vit testimi i maturantëve nuk ka kaluar pa telashe.

Sipas raporteve të administratorëve, në disa Qendra ka pasur largim të nxënësve nga provimi për shkak të përdorimit të telefonave.

Provimi  të  Maturës, sivjet iu nënshtruan rreth 19 mijë maturantë.

Provimi i Maturës këtë vit është organizuar në 151 Qendra të Testimit, ku maturantët kanë qenë të sistemuar në 1500 klasa.

Sa i përket të dhënave të tjera rreth administrimit, KShM  njofton se do të raportojë pas përpunimit të të gjitha raporteve nga të gjitha Qendrat e Testimit në nivel vendi.

Rezultatet e Provimit të Maturës do të publikohen më 01.07.2024

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim