Vdes një burrë në Malishevë, policia nis hetimet

Një burrë ka vdekur në Malishevë, i cili është dërguar në QKMF të vendit, ku dhe është konstatuar vdekja e tij.

Ndërkaq policia ka nisur hetimet mbi rastin.

“Nga QKMF Malishevë është njoftuar se viktima mashkull kosovar, është sjellë pa shenja jete nga familjarët e tij”.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Mos u nisni drejt pikë kalimeve kufitare me Serbinë pa e lexuar këtë njoftim