Sot në Skemderaj zbulohet skulptura e 7-vjeçarit, Leotrim Ahmeti të vrarë gjatë luftës në Kosovë

Sot, në Ditën e Çlirimit të Skenderajt zbulohet skulptura e 7-vjeçari, Leotrim Ahmeti,  të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se skulptura është bërë gati për “Ditën e Çlirimit”.

“Nga një lule për mirëseardhjen e Leotrimit, nesër në Ditën e Çlirimit!” – shkruan Nura në “Facebook” .

Historia e,  Leotrim Ahmetit  ka prekur shumë njerëz në Kosovë.

Leutrim Ahmeti është njëri nga fëmijët shqiptarë që u vra nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai ishte 7- vjeçar dhe ndërroi jetë me 11 shtator 1998 në spitalin ushtarak në Gradicë të Drenasit, ku edhe u varros.

Lexo edhe:  Pronari i kap në flagrancë hajnin që i hyn në shtëpi, ia dorëzon Policisë