Vdes në vendin e punës nënoficeri i FSK’së, Muhamet Beqiri

Nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshter i parë Muhamet Ramiz Beqiri, ka vdekur pas një sulmi kardiak.

Për këtë ka njoftuar FSK-ja nëpërmjet një postimi në Facebook.

FSK-ja ka shprehur ngushëllime për vdekjen e pjesëtarit të saj.

“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se nga një sulm kardiak ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Muhamet Ramiz Beqiri Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve e pjesëtarëve të FSK-së. Ndërsa për ceremoninë e varrimit do të njoftoheni me kohë”, thuhet në ngushëllim.

Lexo edhe:  E rëndë: Vdes në moshën 36 vjeçare hoxha Ekrem Kodraliu