Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin nga detyra për tre zyrtarë policorë të cilët dyshohen për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.
Deri te rekomandimi për suspendimin e tre policëve ka ardhur pasi dyshohet se ata kanë rrahur një 15-vjeçar në Palestrën e Sporteve në Drenas.
Gazeta Sinjali merr vesh se dy nga policët e suspenduar janë: Burim Halilaj dhe Miftar Qorri.