Arrestohet shqiptari që hoqi flamurin serb në Zveçan

Gjatë ditës së sotme është arrestuar një person i quajtur Kujtim Peci, i cili dyshohet se ka larguar flamurin e Serbisë të vendosur në një kërrsh në Zveçan.

Policia e Kosovës e kanë çuar në stacion personin në fjalë nën dyshimin për nxitje dhe mosdurim.

Nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin për Gazetën “Jepi zë”, ndonëse jo zyrtarisht, duke potencuar se arrestimi është kryer para disa orëve dhe personi pritet të lihet i lirë më pas.

Siç mësohet, rasti pritet të dërgohet në procedurë të rregulltë dhe Kujtim Peci do të hetohet për të.

“Po është arrestu”, i kanë thënë “Jepi zë” nga Policia.

Kujtojmë që personi i njëjtë kishte qenë i arrestuar edhe kohë më parë, pasi kishte kërcënuar ish-presidentin Hashim Thaçi.

Lexo edhe:  Ky është i riu që u vra në Gjilan