Deklaroi në media se posedonte armatim në vlerë prej 600 mijë euro, arrestohet një person në Vushtrri

Një person në Vushtrri është arrestuar pasi i njëjti kishte deklaruar për medie se në shtëpinë e tij posedon armatim në vlerë rreth 600 mijë euro.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, njësitë policore kanë bërë bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një antiplumb, tre fishekë të pistoletës, një thikë-bajonetë, një brisk dhe një këllëf për armë.

I njëjti më pas është liruar me procedurë të rregullt.

“Rr. Faruk Beqiri, Vushtrri 07.06.2024, 15:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë një interviste për media kishte deklaruar se në shtëpinë e tij posedon armatim në vlerë rreth 600 mijë euro. Njësit policore kanë bërë bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një antiplumb, tre fishekë të pistoletës, një thikë-bajonetë, një brisk dhe një këllëf për armë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.

Lexo edhe:  Punëtorët e ndërtimtarisë në Kosovë me paga mbi 1000 euro, ka punëtorë që paguhet deri në 2000 euro