I dyshuari që gjuajti me armë dhe grabiti këmbimoren në Prishtinë kapet duke ikur në Obiliq

Sot në mesditë është raportuar për një rast grabitje në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshuari ka shtënë me armë zjarri AK-47.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari është Lirigzon Sogujeva recidivist i grabitjeve me armë në vende të ndryshme dhe emër i njohur për Policinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia e Kosovës, ku thonë se të dyshuarin e kanë arrestuar në Obiliq dhe se është i plagosur me armë zjarri.

Si shkak i plagëve të marra nga arma e zjarrit, i dyshuari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Postimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Sot rreth orës 15:15, është raportuar për një rast grabitje në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshauri ka shtënë me armë zjarri AK-47.

Si reagim ndaj të shtënave të të dyshuarit, në përpjekje për të parandaluar grabitjen një qytetar po ashtu ka shtënë me armë zjarri. Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë dalë në vendngjarje, kanë ndërrmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-policore dhe pak minuta pas raportimit të rastit, kanë arritë që në Obiliq të arrestojnë personin dyshuar i cili është i lënduar.

Të njëjtit për shkak të lëndimeve ( dyshohet të jetë plagosur) i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor. Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar : -veturën e të dyshuarit, si dhe, -një armë automatike, të tipit AK-47. Ndërkaq hetuesit po vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore policore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Lexo edhe:  Vdekja e 75-vjeçares në Fushë Kosovë, policia jep detaje të reja