Nëse e shihni këtë grua njoftone menjëherë Policinë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarës për një rast të vjedhjes

Sipas policisë, rasti kishte ndodhur në prill të 2024-ës.

Komunikata e plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

E dyshuara kërkohet për një rast të vjedhjes që ka ndodhë në muajin prill 2024.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Lexo edhe:  Këto janë çmimet e derivateve për ditën e sotme, nafta më lirë se dje!