Rrahman Jasharaj flet pë giendjen e tij shëndetësore

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është mirë me shëndet. Lajmin e ka konfirmuar vet Jasharaj.

Kryetari i SBASHK-ut, i cili mungoi në mbledhjen e Komisionit për Arsimit, për shkak se ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore shkaku i linçimeve nga pushteti, tashmë ka marrë vetën, anipse ende është me terapi, shkruan Insajderi.

“Ma mirë jam shyqyr. Kaluese, jam plakë dhe tash po ndikon më lehtë. Jam me terapi, nuk jam keq tash” – tha Jasharaj.

Jasharaj, i cili njëherit është edhe kryetar i Këshillit Grevist, të mërkurën ka qenë cak i një sulmi brutal nga deputeti i VV-së, Dimal Basha. Derisa po raportonte për kërkesat e tyre para komisionit për Arsim, Jasharaj u ndërpre disa herë nga Basha, madje edhe në korridoret e Kuvendit pati një ballafaqim verbal.

Dimal Basha dhe Rraham Jasharaj vazhduan përplasjen edhe korridoreve të Kuvendit: Bërtas se ti s’kupton ndryshe
Derisa, në një prononcim për Gazetën Insajderi, Kryetari i SBASHK-ut, theksoi se nuk ka ndonjë ofertë të re në lidhje me grevën, duke bërë të ditur se kanë qenë në pritje të ndonjë ftese nga Qeveria e Kosovës.

“Fatkeqsisht kemi qenë në pritje gjatë të shtunës dhe të dielës mos po ndodh ndonjë ftesë nga Qeveria dhe mos po kemi ndonjë takim si Këshill Grevist i BSPK-së. Nuk ka as ofertë të re, madje në vend të kësaj, Kurti vazhdon me deklarata, siç ishte ajo që Sindikalistët janë me këtë e atë” – tha ai.

Tutje ai komentoi edhe deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ditën e sotme i quajti sindikalistët “Sindikalistë të PAN-it”.

“Është dashur të fillojë më 1 shtator. Bëhet fjalë për një inati ndaj qeverisë. Sindikalistëve të PAN-it iu ka këputur sahati më 14 shkurt. Është keq se sa shumë po humbmi” – ishte deklarata e Kurtit.

Lexo edhe:  “Rrëshqiti në tualet”, vdes aksidentalisht vogëlushi kosovar

Sipas Jasharajt, Kurti në vend që të jap ndonjë mesazh pozitiv që do të ndikonte në ndryshimin e situatës jep këso deklarata që nuk e kanë asnjë argument.

“Në vend të një fjalie pozitive që do të ndikonte në ndryshimin e situatës ai vazhdon me këto deklarata që nuk e kanë asnjë argument. Kur thuhet Sindikalistët Kurti e di që nuk ka të bëj me dy, tre apo 5 individë, por sindikalistë quhen të gjithë anëtarët e një Sindikate, në këtë rast më shumë se 25 mijë janë vetëm ne SBASHK” – tha Jasharaj.

Ndryshe, sot janë bërë një muaj prej kur Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka shpallur grevë të përgjithshme në vend.