Nesër i jepet lamtumira e fundit aktivistit Agim Vatovci
Ndarja nga jeta e Agim Vatovcit ka lënë të pikëlluar familjarë, miq, të afërm dhe mbarë qytetin e Vushtrrisë.
Vatovci që i kushtoi një jetë të tërë aktiviteteve të ndryshme nesër do të përcillet për në banesën e fundit.
Siç njoftojnë familjarët varrimit do të bëhet nesër (03.06.2024) me kohën e Ikindisë në ora 16.40, ndërsa funerali do të niset nga Xhamia “Karamanllë” në Vushtrri.