Wilder turpërohet, grushti i Zhang e ‘paloi’ në tokë në raundin e pestë

Zhilei Zhang e ka nokautuar Deontay Wilderin në raundin e pestë dhe duke i shkaktuar humbjen e katërt në karrierë.

Duket se kjo humbje e amerikanit është për ta pensionuar nga boksi, pasi nuk arriti të tregonte asgjë në këtë duel.

Qysh nga fillimi, Zhang u tregua dominues, duke e mbështetur gjithnjë Wilderin në qoshe të ringut.

Derisa amerikani tentonte të kundërpërgjigjej, boksieri kinez nuk lejoi asnjëherë befasi, për të vazhduar me paraqitje të mrekullueshme.

Në raundin e pestë, Zhang lëshoi disa goditje të fuqishme në drejtim të Wilderit, për ta nokautuar në raundin e pestë.

Gjyqtari numëroi deri në nëntë, por Wilderi nuk mund të qëndronte në këmbë – për ta mbyllur kështu duelin i mposhtur me nokaut dhe mund të jetë ky dueli i tij i fundit në karrierë.

Lexo edhe:  E çuditshme: Shqipëria i dha votat maksimale Rodrit, vetëm një pikë Xhakës