Edhe një vajzë e arrestuar, si administratore e grupit famëkeq shqiptar

Prokuroria Themelore e Prishtinës ditën e sotme ka mbajtur konferencë për media lidhur me grupin “AlbKings”, ku bënë të ditur se tashmë nën prangat e policisë kanë rënë shtatë persona.

Prokurorja e rastit, Elza Bajrami-Kastrati në konferencën për media tha se gjatë hetimeve kanë lëshuar edhe masa të fshehta me qëllim identifikimin e personave.

“Pas publikimit të informatave në fillim të 2024, Prokuroria ka autorizuar policinë, drejtorinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore në këtë rast. Në kuadër kemi lëshuar masa të fshehta që kanë rezultuar me identifikimin e personit të parë dhe arrestimit të tij.

“E.N, njëri nga administratorët është arrestuar, pastaj më 23 prill është ndaluar edhe personi i dytë, femër E.S e cila po ashtu duke qenë admin dyshohet për veprën penale vjedhja e identitetit dhe e kredencialeve…edhe ndaj kësaj prokuroria ka paraqitur caktimin e masës së paraburgimit ,të njëjes i është vazhduar edhe për dy muaj”, tha fillimisht prokurorja e rastit.

“24 maj, me qellim drejt identifikimit, policia ka lëshuar vendim për ndalimin e personit të tretë ndaj administratorit kryesor dhe krijuesit e Alb Kings, kemi arritur që grupin ta mbyllim përfundimisht, edhe përkundër nga mbyllja e parë është hapur edhe dy herë”, tha ajo.

“Kemi arritur t’i arrestojmë deri tani 7 persona të përfshirë në këtë rast, po vazhdohen hetimet edhe në disa pista të tjera për arsye të grumbullimit dyshohet se të njëjtit janë kryerës veprave tjera penale”, bëri të ditur prokurorja e rastit.

Lexo edhe:  Sulmohen dy zyrtarë policorë në Pejë, 24-vjeçari i kërcënoi dhe rezistoi gjatë arrestimit