Lajm i mirë: Shumë shpejtë pritet të hapet ura e Ibrit

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, ka thënë se shumë shpejtë do të hapet ura e Ibrit.

Elshani tha se janë duke diskutuar me eprorët e tyre se si ka mundësi që kjo të bëhet.

“Unë e konsiderojë që është vetëm në pyetje koha se kur kjo urë do të hapët dhe si do të hapët. Një herë e patëm përmend që ka mundësi me u hapë ura dhe me u mbushë më autoblinda në një farë vendi, por jemi duke e diskutu me eprorët tonë se si ka mundësi kjo të bëhet,përcjell jepizë. Unë konsiderojë se nuk ka më vend për brengosje për qytetarët e veriut të vendit. Forma se si do të hapet është pak më ndryshe, por unë konsideroj që shuam shpejtë do ta kemi edhe urën e hapur”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, në muajin prill Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka marrë vendim për hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.

Barrikadat e para në këtë urë janë vënë në vitin 2011 nga ana e serbëve lokalë.

Hapja e urës kryesore për trafik është paraparë edhe me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, në kuadër të të ashtuquajturit “rivitalizim i urës”. Kjo marrëveshje është arritur nga Kosova dhe Serbia në vitin 2014, me qëllim heqjen e barrikadave dhe funksionalizimin e urës.

Lexo edhe:  Zyrtarit policor i digjet një shtallë në veri