Agim Ademi ‘lavdohet’ që e takoi kuzhinierin e famshëm turk

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, po qëndron në Athinë të Greqisë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku shihet se ka pozuar pranë kuzhinierit të famshëm turk, Nusret Gokçe, dhe trajnerit të njohur turk, Ergin Ataman.

“Kënaqësi takimi dhe ndeja me trajnerin e njohur turk, Ergin Ataman, i cili e udhëhoqi Panathinaikosin drejt titullit të kampionit në EuroLeaguen e basketbollit si dhe me kuzhinierin e famshëm Nusret Gokçe, i njohur në tërë botën për rrjetin e restoranteve të tij zinxhirë Nusr-Et”, ka shkruar Ademi.

Lexo edhe:  Agjencia e Emergjencave ngre alarmin: Mund të ketë përmbytje në Kosovë