Bajqinovci: Këshilli Grevist po shantazhon anëtarësinë që s’duhet dorëzuar para qeverisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar Këshillin Grevist në krye me Rrahman Jasharajn duke thënë se po shantazhojnë anëtarësinë e tyre.

Bajqinovci konsideron se Këshilli Grevist thotë se duan dialog, por që qeverinë e paraqesin si armik ndaj të cilit nuk duhet të dorëzohen.

“Jemi partner social po thonë. Duam dialog po thonë. Por ja si e paraqet Këshilli Grevist qeverinë si armik ndaj të cilit nuk duhet dorëzuar. Ja se si shantazhohet anëtarësia e tyre duke u thënë se nëse dorëzohemi tani çdo ditë do të na zbulohet nga një zezë për ne. Cilat janë ato të zeza? Nuk mund të mbesin peng të një greve politike”, ka shkruar Bajqinovci ka shkruar në Facebook krahas një videoje të Jasharajt ku flet pikërisht për “të zezat” që mund të zbulohen.

Lexo edhe:  Rrahja brutale e të riut në motel: Këta janë katër të dyshuarit, mes tyre edhe vajza që qëndroi me të