Ky është polici i suspenduar në Gjakovë, ndalohet për 48 orë

Një zyrtar policor i Policisë Rajonale në Gjakovë është suspenduar me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Ndaj tij kanë nisur hetimet dhe tashmë është zbuluar dyshimi që rëndon mbi të.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se polici i suspenduar është Arsim Alija, ndaj të cilit është lëshuar edhe urdhri për ndalim policor.

Alija është dërguar në mbajtje nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Kanosje” – incident ky që dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë.

Polici i suspenduar po dyshohet se është përfshirë në një konflikt në trafik, ku pas një mosmarrëveshje ka kanosur një person.

Në bazë të informacioneve të para, Alija dyshohet se e ka kërcënuar viktimën me armë e madje ka qenë edhe nën ndikimin e  alkoolit

Lexo edhe:  E konfirmon Policia: Një person i vdekur si pasojë e aksidentit të rëndë në Doberllukë të Vushtrrisë