Dyshime për dhunim të një 12-vjeçareje në Fushë Kosovë
Po bënte një shëtitje në shesh. E shoqëruar ishte edhe nga nëna e saj. Por si duket një 20-vjeçari nuk i bëri përshtypje një gjë e tillë.
Kjo pasi që ai dyshohet se rrëmbeu vajzën 12 vjeçare nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, e më pas e dërgoi në banesën e tij në Fushë Kosovë.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se i riu që po dyshohet për këtë rast është shoqëruar në stacion policor.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Ndërkohë qytetarët shprehen me tone mjaft të ashpra për rastet e këtilla.
E Labinotë Demi Murtezi nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut rendit disa nga arsyet pse po ndodhin këto raste.
Edhe deputetja Demi ka një thirrje për institucionet.
Dënimet e parapara nga Kodi Penal i Kosovës për raste të tilla fillojnë nga dy deri në 15 vjet burgim.