Po pastronte armën, 50-vjeçari humb jetën aksidentalisht në fshatin Zëmblak

Një 50-vjeçar ka mbetur i vdekur në Maliq aksidentalisht teksa pastronte armën e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e të dielës në fshatin Zëmblak.

A2 CNN ai ka qenë duke pastruar armën tip çifte, ndërsa dyshohet se i është shkrepur aksidentalisht.

Për pasojë 50-vjeçari ka humbur jetën.

Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Lexo edhe:  Alarm i rrejshëm për bombë në një diskotekë në Ferizaj