Ylli barazon gjithçka ndaj Trepçës, titulli vendoset në ‘Minatori’

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 75-71 në palestrën “13 Qershori” që ishte e stërmbushur me shikues për ndeshjen e katërt të serisë finale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Trepça e mbylli në epërsi pjesën e parë ndaj Golden Eagle Yllit në Suharekë me katër pikë.

Pas 20 minutave lojë rezultati është 33:29 në të mirë të ekipit mitrovicas.

Mitrovicasit fituan çerekun e parë me rezultat 15:13 dhe të dytin me shifrat 18:16.

Por me të filluar çereku i tretë, vendasit filluan të tregojnë aftësitë e tyre, duke barazuar fillimisht, për të kaluar pastaj në epërsi.

Çereku i tretë i takoi plotësisht Yllit, që e fitoi me rezultat 20-13, duke shkuar në çerekun e fundit 49-46.

Dhjetë minutat e fundit ishin të forta, me Yllin që e nisi sërish më mirë, duke marr një epërsi prej 9-6 fillimisht në katër minutat e para për të dërguar rezultatin në 58-52.

Ylli e siguroi fitoren kur shkoi në një seri tjetër prej 6-0, duke e dërguar rezultatin në 64-52, kur kishin mbetur edhe më pak se katër minuta lojë.

Edhe pse Trepça u ngjall në minutat e fundit, çereku i katërt u mbyll 26-25, që i dha fitoren Yllit në fund.

Titulli i kampionit do të vendoset në ndeshjen e pestë që do të zhvillohet në Mitrovicë në palestrën “Minatori” javën që vjen.

Lexo edhe:  Krimin monstruoz në Serbi dyshohet se e kryen dy punëtorë komunalë- shkelën 2 vjeçaren me veturë, trupin ia hodhën në një deponi