Pas pjesëmarrjes në Eurovision, Besa paralajmëron një surprizë për fansat

Besa Kokëdhima ishte artistja që e përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision këtë vit me këngën e saj “Titan”.

Ndonëse, kënga e saj nuk arriti të kualifikohej në finale, disa ditë pas përfundimit të kësaj eksperience, ajo duket se ka fituar miq të mirë dhe ka paralajmëruar edhe surpriza.

Në një video të publikuar, ajo bën me dije se po përgatit një bashkëpunim me artisten që përfaqësoi Greqinë në Eurovision, Marinën.

Lexo edhe:  57-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, Policia nis hetimet