Rrëfimi rrënqethës i 18-vjeçares nga Istogu që jeton në Mitrovicë, nuk u pranua në shkollë se “ishte me aftësi të kufizuara”

Eliza Deliu, një vajzë 18 vjeçe nga Istogu që prej 9 vitesh jeton në Mitrovicë, ka rrëfyer vështirësitë në jetë, për shkak të një problemi në këmbë që nga lindja.
Ajo thotë se nuk ka mundur të shkojë në shkollë në vendlindje dhe familja e saj u shpërngul në Mitrovicë për t’iu mundësuar arsimimi.
Eliza tregon se ishte 10 vjeçe kur nuk u pranua në shkollë nga drejtori i një shkolle, me arsyen se ishte “me aftësi të kufizuara”, ndonëse gëzonte shëndet të plotë mendor dhe mund të vijonte mësimet pa pengesa si të gjithë fëmijët e tjerë.
Vajza që tash vijon mësimet në vitin e parë të shkollës ekonomike në Mitrovicë thotë se ëndrra e saj më e madhe ishte të ulej në bankat shkollore dhe nuk u dorëzua kurrë, sado vështirësi që i krijonin shkollat ku aplikonte.
Përveç mësimeve në ekonomi, Eliza pëlqen të shkruajë poezi.
Lexo edhe:  Vushtrriasi kërcënon ish-mikun pasi gruaja vendosi të ndahej nga ai