E rëndë në Prizren: Gruaja 35-vjeçare tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

Vetëvrasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë. Faktorë rreziku që shtyjnë drejt këtij veprimi shpeshherë mund të jenë gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale, depresioni, ankthi, bipolarizmi, abuzimi me alkool dhe substanca narkotike e gjendja e vështirë ekonomike, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 35-vjeçarja është dërguar në këtë qendër si pasojë e gjendjes shëndetësore, pasi ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke konsumuar preparate higjienike.

Pas intervenimit të stafit shëndetësor, gjendja e viktimës është stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

Lexo edhe:  Vetëvendosje: Policia e kontrollon krejt territorin, u zhgënjyen ata që thonin s’shkoni më atje