Ferizajasi habitet pasi familja e raportoi të zhdukur në rrjete sociale, lajmërohet: Po jetoj në Fushë Kosovë
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur.
Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje nga Ferizaj, që e raportuan si të zhdukur djalin e tyre para disa ditësh.
Ferizajasi e kuptoi përmes rrjeteve sociale që familja po e kërkon dhe u lajmërua vet në Polici.
Siç merr vesh Sinjali, i riu ka deklaruar në Polici se nuk është zhdukur, por vetëm se është larguar nga shtëpia bashkë me bashkëshorten.
Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.