Loredona publikon një foto të të dashurit me një bebe, ‘çmendet’ rrjeti
Pasditen e sotme, Loredana ka postuar një seri fotosh në llogarinë personale të Instagram-it. Në post shfaqet dhe i dashuri i saj, Karim Adeyemi.
Ajo çfarë ra në sy në një prej fotografive ishte partneri i Loredanës i cili mbante në prehër një fëmijë.
Kaq ka mjaftuar që rrjeti të bëhet lëmsh dhe të ngrihen pikëpyetje mos ndoshta ata janë bërë prindër pa e marrë vesh askush.
Megjithatë mbetet për t’u parë se si qëndron e vërteta e kësaj fotografie.