Gruaja gjen një kuletë me rreth 700 euro dhe stoli ari, e dorëzon në Polici

Sot në stacionin policor në Pejë, qytetarja me inicialet K.B ka dorëzuar një çantë dhe kuletë të cilat i kishte gjetur afër parkut Karagaç.

Në çantë ishte një kulet me të holla, dokumente personale si dhe:

  • Katërqind e tetëdhjetë (480) franga Zvicerane.
  • Njëqindë (100) dollar Amerikan.
  • Nëntëdhjetë e tri (93) Euro.
  • Një (1) zingjir ari dhe
  • Dokumente personale.
    Të gjitha gjerat e lartë cekura i janë kthyer qytetares (viktimës). Policia e Kosovës, e falënderon qytetaren për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.
Lexo edhe:  Rast i rëndë për familjen Berisha: 50-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij në Fushë Kosovë, jetonte i vetëm