Arrestohen katër persona në Podujevë, sulmuan dy burra pas mosmarrëveshjes për pronë
Policia e Kosovës në Podujevë të hënën ka arrestuar katër persona të cilët pas një konflikti për pronë kanë sulmuar fizikisht dy persona të tjerë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës dy viktimat dhe tre të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
Derisa, me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Dy viktimat dhe tre të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.