Kërcënohet zyrtari policor pasi u përfshi në një aksident trafiku në Ferizaj: Ma zi ki me gjetë
Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze qoftë gjatë kryerjes së detyrave zyrtareve apo edhe jashtë detyrës, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, këtë herë u kërcënuar një zyrtar policor që u përfshi në një aksident trafiku “Bifurkacioni”.
Në bazë të informacioneve të para, polici ishte jashtë detyrës zyrtare dhe u përball me kanosjet e të dyshuarit, për motive akoma të panjohura.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari I është drejtuar me fjalët si “E sheh…ma zi ki me gjetë”.
Pasi rasti është denoncuar, Policia ka siguruar prezencën e të dyshuarit dhe I njëjti është intervistuar lidhur me rastin.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit në drejtim të veprës penale “Kanosja”.