E shpallën të vrarë nga Rrustem Llapi, bëhet i gjallë serbi në Gjermani: Gjyshja ka përfunduar në spital

Luftëtari i arteve marciale, serbi Aleksandar Stefanoviq u raportua gabimisht nga media në Kosovë dhe rajon si viktima e Rrustem Rushitit – Llapit për një vrasje që ndodhi në Dyseldorf të Gjermanisë të dielën.

I vrarë nga gjuajtjet me armë zjarri ishte një shtetas gjerman me origjinë serbe, Aleksandar M.

E Stefanoviq, i cili po ashtu jeton në Dyseldorf, foli sot për televizionin Klan Kosova. Tha se ai është gjallë dhe nuk është vrarë, dhe se ai e familja e tij janë shqetësuar nga raportimet e mediave.

“Mund të them, ju thoni viktima.. po, miku im Aleksandri është viktimë, por kësaj here edhe unë kam qenë një viktimë e madhe mediale. Gruaja ime, shokët e mi dhe miqtë tjerë kanë qenë të shokuar. Gjyshja ka përfunduar në spital, gruaja ime ka marrë mesazhe të lloj-llojshme”, ka thënë Stefanoviq.

Lexo edhe:  Spitali i Mitrovicës hap konkurs për 10 pozita të lira