E dhimbshme: Gruaja që pësoi infarkt në aeroplanin që erdhi nga Zvicra vdiq – Policia nis hetimet
Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të rëndë ka ndodhur mbrëmë në aeroplanin që u nis nga Baseli i Zvicrës për në Kosovë, pasi një grua e moshuar ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe pësoi infarkt. Viktima fatkeqësisht ka humbur jetën dhe kjo u konfirmua nga Policia.
Policia ka bërë të ditur për Sinjalin se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’.
Ndryshe, një sinjalizues i Sinjalit, që po ndodhej në të njëjtin aeroplan, i revoltuar ka rrëfyer këtë moment kritik që përjetoi gruaja në fjalë.
Ai tha se e moshuara pësoi infarkt derisa aeroplani po ateronte, por që asnjëri prej udhëtarëve nuk u lejua nga stafi që të intervenonte, për t’ia dhënë ndihmën e parë.
I mllefosur, sinjalizuesi tha se u deshën të presin ekipin e mjekëve derisa erdhën dhe për pasojë gruas i është keqësuar gjendja.