U tha se tatuazhi i saj i dedikohej Ledrit, Sara Hoxha sqaron të vërtetën

Sara Hoxha, e ftuar në “Kurthin e Piter Panit”, tha se është duke fshirë një tatuazh që ka nistoren “L”.

Edhe pse (me ose pa qëllim, duke marrë parasysh se me L nis dhe emri i Ledrit), Sara saktësoi se e kishte bërë që kur ishte 17 vjeç, njerëzit nuk u ndalën dhe menjëherë aluduan se tatuazhi i kushtohej Ledri Vulës, me të cilin Sara ka dhe një vajzë, Poem Blu.

“Ka qenë një tatuazh që unë jam duke e fshirë sepse e kam bërë kur isha 17 vjeç. Ka qenë një “L”. Kam qenë shumë e re dhe sot që jam 31 vjeç”, u shpreh ajo.

Sigurisht që aludimet gëluan dhe Sara u detyrua t’ua sqaronte të gjithëve se jo vetëm Ledrit, në të gjithë globin, i nis emri me L. Përmes një fotoje në Instastory, ajo shkroi: “Emri i mamit – Lindita; Emri i babit – Lulëzim. 2 L”.

Pra, sipas saj, tatuazhi i saj ka lidhje me familjen, pasi Ledrin e ka njohur disa vite më vonë.

Lexo edhe:  Edhe Gani Gërmia “ndërron” gjininë, shfaqet me “gjokse” gjigante pranë Edona James