Gjest i mirë: Qytetari i kënaqur nga trajtimi në spital, i shkruan letër falenderuese stafti mjekësor
Një qytetar nga Mitrovica ka dalë tejet i kënaqur nga përkujdesi në spitalim e qytetit, pas trajtimit disaditor në Repartin e Ortopedisë, shkruan Jepi zë.
Mirënjohjen e tij për këtë trajtim, mitrovicasi e ka shprehur përmes një letre të cilën e ka lënë të varur në krevatin e spitalit. Pacienti aty falenderon stafin mjekësor të ortopedisë, e veçmas doktorin e njohur në Mitrovicë, Arben Bajraktarin.
Kjo është letra e plotë:
-Une Endrit Durmishaj para 3 dite u pranova në spitalin e përgjithshëm Dr.Sami Haxhibeqiri – Mitrovicë në repartin e ortopedise me ç’rast duhej me patjeter të bëja një intervenim kirurgjik ne gjurin e këmbës së majtë…
-Unë falë Zotit jam mirë, operimi kaloj me sukses dhe sot po e lëshoj spitalin me përshtypjet më të mira per stafin e këtij reparti…
-Përmes kësaj letre dua të falenderoj të gjithë mjeket pa dallim, per kujdesin qe e kanë pasë ndaj nesh që shëndeti jonë të përmiresohet gradualisht…
-Në veçanti dua te falënderoj doktorin tim, me të cilin kam qenë ne kontakt te vazhdueshëm dhe i jam falenderues për çdo gjë, specialist i ortopedise Dr. ARBEN BAJRAKTARI.
ME RESPEKT, ENDRIT DURMISHAJ