Vdes në QKUK personi që u aksidentua javën e kaluar në Prizren

Ka vdekur në QKUK personi i cili u aksidentua gjashtë ditë më herët në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se viktima ishte duke u trajtuar në QKUK, ka vdekur dje.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, transmeton Klankosova.tv.

Rasti është cilësuar nga ana e policisë si “aksident trafiku me fatalitet”.

Lexo edhe:  Osmani: Jam me nxënësit, mësimdhënësit t’i hapin shkollat të hënën